Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve ka takuar përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për rolin e tyre të madh në shoqëri.
Veseli studentëve u ka kërkuar që të kenë vetëbesim, të jenë optimistë dhe t’i dalin zot të ardhmes së vendit.
Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:
“Në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, pata një takim me përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës me të cilët diskutuam për rolin e madh që kanë ata në shoqëri. Studentët kanë qenë historikisht në pararojë të lëvizjes për liri e pavarësi me demonstratat e viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997. Edhe në të ardhmen, studentët tanë mund të luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë së shtetit tonë. Ne e kemi parë se si të rinjtë tanë shkëlqejnë nëpër botë, nëse u jepet mundësia që të konkurrojnë e shpërfaqin talentin e tyre. Prandaj, u kërkova studentëve që të kenë besim te vetja, të jenë optimistë për ardhmen dhe t’i dalin zot të ardhmes së vendit tonë”.
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...