Shumë qytetarë sonte u përpoqën për të mbajtur një protestë para qeverisë, por për shkak të bllokadës policore në bulevardin “Ilinden” janë ndalur në udhëkryq pranë Qeverisë.
Mediat në Maqedoni raportojnë se protesta ka qenë paqësore ndërkaq protestuesit kanë brohoritur “Dorëheqje” , “Poshtë Qeveria”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe, etj.
Sipas raportimeve protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme dhe llogaridhënies për të gjithë qeverinë, lirimin e menjëhershëm të të gjithë aktivistëve të arrestuar që nga 5 maji e këndej dhe të formohet një Qeveri për demokratizimin e institucioneve.
Por në këtë protestë askund nuk përmendet rasti i Kumanovës ku për 48 orë policia maqedonase dhe persona siç thuhet të armatosur u përleshën mes vete. Nga kjo përleshje mbetën të vrarë 8 policë si dhe 14 persona nga grupi i armatosur. Identiteti i këtyre të fundit ende nuk është bërë i ditur ndërkaq sipas MPB-së të Maqedonisë janë arrestuar 28 persona ku 16 nga ta janë nga Kosova.
Sipas njoftimit qytetarët, protestën do ta vazhdojnë para Parlamentit.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...