Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë tubimit mbrëmë në Strugë ndër të tjera para të pranishmeve tha se ai së bashku me shokë ka bërë shtetin e Kosovës.
“Nuk luftoj për të ndërtuar karrierë, bashkë me shumë shokë jam njëri nga ata që kemi bërë shtet që quhet Kosovë, njëri nga ata që me shokë kam ndryshuar statusin e këtij shteti, statusin politik e juridik, sepse i tërë angazhimi im ështe ta ndryshojmë të sotmen, të nesërmen ta bëjmë më mirë”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka folur edhe për, siç tha, sukseset e BDI-së nga viti 2002, ndërsa i ka pyetur kundërshtarët politikë se ku mendojnë ata se ai ka gabuar.
“E para është që kemi punuar me zemër, s’kemi humbur kurrë besimin tek qëllimi, por arsye mbi arsye sepse në BDI aderojnë misionarë, idealistë që jo shumë kush i sheh ata. Ata nuk njohin vështirësi, mposhtje…Na dalin iniciativa të vogla, lëvizje apo qytetare. Unë i përcjell çka flasin, çka premtojnë, asgjë, asgjë vetëm shajnë Ali Ahmetin. Më tregoni se ku kam gabuar? mos gabova që kam hapur universitet shqiptar, zyrtarizova flamurin shqiptar…Duke rrënuar dikë nuk mund të ngritesh, por trego se çfarë kuadro e njerëz ke për t’u përballur me BDI-në”, ka thënë Ahmeti në tubimin në Strugë.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...