Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha se pushteti po e pengon në çdo mënyrë mbajtjen e seancës për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Konjufca në një konferencë për media tha se pushteti po e shfrytëzon Policinë dhe gjitha institucionet kundër aktivistëve të Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur dje 40 nënshkrime me anë së cilës kërkohej mbajtja e një seance të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.
Por në momentin e fundit nënshkrimin e tij nga kërkesa e ka hequr deputeti i PDK-së Bislim Zogaj.
Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të paqarta më 5 nëntor në Burgun e Prizrenit.
Për këtë vdekje VV-ja dhe familja Dehari po e akuzojnë institucionet e shtetit.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...