VV: Gashi si rektor i UP-së, i shërbeu PDK-së e jo studentëve

20:54 | 14 Nëntor 2016
M. A.

Aderimi i Ibrahim Gashit në Partin Demokratike te Kosovës, ka nxitur reagime të shumta. Në partinë më të madhe opozitare në vend thonë se Gashi  si rektori  i UP- së do të mbahet mend si rektor falsifikues.

Teuta Rrusta koordinatorja për qendra e  VV-së në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka thënë se ai në kohën kur ishte rektor i UP-së i ka shërbyer PDK-së dhe jo studentëve.

“Ibrahim Gashi ka pasur ngritje akademike të rreme, duke pasur publikime në revista fiktive të Indisë. Ai ka qenë i përfshirë edhe në politike, madje në pozicione të rëndësishme, ku po ashtu nuk mbahet mend për diçka pozitive. Pra, edhe nga ana profesionale, edhe në angazhimin e tij në politikë, mendoj që ai ka dhënë veç kontribut të dëmshëm. Ai brenda UP’-së i ka shërbyer PDK’-së dhe jo studentëve dhe ngritjes së cilësisë në arsim universitar”, ka thënë Rrusta për Indeksonline.

Gjithashtu koordinatorja për qendra e VV-së, ka theksuar se pas gjithave  këto, Gashi është kandidati më i përshtatshëm për Kadri Veselin, ish shefin e SHIK’-ut.

“ Si përfundim, një rektor që e ka thelluar gjendjen e rëndë  për një kohë aq të shkurtër në UP dhe që u largua nga protestat e fuqishme studentore, është kandidati më i përshtatshëm për Kadri Veselin, ish shefin e ShIK’ut, kreun e nëntokës, njëherit ideatorin, disejnuesin dhe ekzekutesin e kapjes së shtetit”, ka përfunduar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale