Një i ri shqiptar është kapur nga policia italiane me 25 kilogramë heroinë dhe kokainë si dhe me një armë kimike.
Klodian Hakballa u arrestua në Livorno pas një kontrolli në apartamentin e tij, ku u gjetën 23.5 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.
Gjithashtu, oficerët gjetën dhe një spaj që të shkakton paralizim, dhe që konsiderohet armë kimike.
Policia fillimisht gjeti vetëm 1 350 euro, por pasi kontrolloi në kopshtin e vilës private bërë dhe zbulimin “e madh”.
Përveç drogës, policia gjeti dhe pajisje të një rafineria të vërtetë droge, që shërbenin për përzierjen, peshimin dhe paketimin e saj.
Hakballa e kishte fshehur drogën në qese mbeturinash, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.
I riu shqiptar rezulton se ka një precedent për hyrje të paligjshme në territorin italian.
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...