Vajzat adoleshente zihen për flokësh në oborr të shkollës (Foto)

17:29 | 13 Nëntor 2016
M. A.

Dhuna në shkolla tek adoleshentët së fundi nuk është një problem vetëm i djemve, por edhe tek vajzat. Konflikti mes dy vajzave të shkollës “Arif Kuka” në qytetin e Përrenjasit ka degraduar deri në dhunë dhe shkulje flokësh, në ambientet e shkollës.

Siç raporton “infoelbasani”, vajzat janë zënë për shkak të një djali dhe debati mes tyre ka çuar në dhunë fizike dhe sharje përpara oborrit të shkollës, në prani të bashkëmoshatarëve të tyre që kanë ndjekur gjithë këtë skenë, pa ndërhyrë.

auto_arif-kuka1479053869 auto_capture-991479053871

Shpërndaje në rrjete sociale