Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, në intervistën për emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, thotë se po të mos ishte Astrit Dehari i burgosur, ai sot do të ishte i gjallë. Gorani akuzon direkt shtetin, për vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes.
“Ajo çka ne dimë është që po të mos kishte qenë Astriti në burg, ai kishte me qenë i gjallë. Fakti që ka qenë i burgosur tregon që është shkaku kryesor i vrasjes së tij. Mendoj që në vrasjen e Astritit merr pjesë komplet estabilishmenti shtetëror. Unë mendoj që nëse nuk është kryesi i drejtpërsëdrejt i veprës, shteti mban përgjegjësinë kryesore për këdo që e ka kryer atë vepër”, tha ai.
Gorani shprehet se nuk pret që të zbardhet e vërteta për vrasjen e Deharit, duke shtuar se autoritetet vendore nuk kanë vullnet të marrin masa ndaj zinxhirit të zyrtarëve përgjegjës.
Anëtari i VV-së thotë madje se ndaj kësaj lëvizjeje po bëhet një luftë që shkon deri në eliminimin fizik të anëtarëve të këtij subjekti.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe unë personalisht e rezervojmë të drejtën e besojmë pambarimisht që kjo është një luftë kundër LVV-së – deri në vrasje të aktivistëve”, thotë ai.
https://youtu.be/NM6zcjYzwSg
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...