Sindikata e punëtorëve e RTK-së e ka marrë me shqetësim një pjesë të Raportit të Progresit e cila flet për gjendjen financiare dhe sulmet që i janë bërë mediumit të vetëm publik -RTK. Në një reagim për media SPERTK ka thënë se për RTK’në duhet të gjendet një financim afatgjate dhe i pavarur.
Ky është reagimi i plotë i SPERTK:
SINDIKATA E PUNËTORËVE E RTK-së Kryesia e SPERTK-së REAGIM
Sindikata e punëtorëve e RTK-së e ka marrë me shqetësim një pjesë të Raportit të Progresit e cila flet për gjendjen financiare dhe sulmet që i janë bërë mediumit të vetëm publik – RTK.
Në pjesën për RTK-në, raporti thotë se financimi i këtij transmetuesi publik në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shteti “minon pavarësinë e tij, dobëson qëndrueshmërinë afatgjate dhe e lë atë në mëshirë të ndikimeve politike”, për të cilën gjë SPERTK ka kërkuar të bëhet zgjidhje afatgjate dhe e pavarur e financimit të RTK-së.
Me tej raporti saktëson se “Kuvendi ende nuk ka gjetur një zgjidhje të qëndrueshme financiare për RTK-në, ndërsa afatet ligjore për këtë kanë skaduar në prill 2015”, thuhet në raport.
“Tendenca e Kuvendit për ta zgjidhur financimin e RTK-së përmes financimit të përhershëm nga shteti në mënyrë të kundërligjshme, është një shqetësim”, thuhet në raport.
SPERTK i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që ta rrisë buxhetin për funksionimin e pavarur të RTK-së dhe jo ta ulë edhe me tepër sa ishte me herët, nga 0.7% në 0.5% . SPERTK çdo tkurrje të buxhetit të RTK-së e konsideron ndërhyrje direkte dhe të papranueshme për RTK-në. SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës t’i marrë parasysh rekomandimet e dala nga Raporti i Progresit, pjesa për RTK-në, të përmbushet sa më parë.
SPERTK po ashtu kërkon nga të gjitha grupet e interesit që t’i ndalin sulmet ndaj RTK-së dhe punonjësve të saj, dhe t’i lënë të lirë punonjësit e saj ta kryejnë punën profesionale dhe ta përmbushin misionin që ka transmetuesi publik RTK.
SPERTK edhe njëherë ia kujton Kuvendit, si themelues i RTK-së, dhe Qeverisë së Kosovës, së është koha e fundit që ta shpëtojnë RTK-në, duke ia zgjidhur mënyrën e financimit të pavarur, pronën dhe ta ndihmojë në procesin e digjitalizimit.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...