Takohen Thaçi e Lunaçek, bisedojnë për integrimin e Kosovës

17:26 | 10 Nëntor 2016
M. A.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim edhe eurodeputeten Ulrike Lunaçek, me të cilën ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.

“Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe eurodeputetja Lunaçek kanë biseduar edhe për rëndësinë e ndërtimit të partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale