Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka deklaruar se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edhe luftimi i ekonomisë joformale dhe për këtë duhet që të ketë një angazhim sa më të madh për eliminimin e kësaj dukurie, në mënyrë që bizneset të cilat operojnë në vendin tonë të kenë trajtim të barabartë.
Hoti i bëri këto komente gjatë takimit me ushtruesin e detyrës së drejtorit n e përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi, ka theksuar se Dogana e Kosovës po tregon një performancë shumë të mirë në realizimin e planit të të hyrave.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, Hoti ka thënë se duhet të kemi një kujdes edhe më të madh në fushën e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për bizneset.
Ndërsa, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës, Fahri Gashi duke e falënderuar ministrin Hoti për përkrahjen ndaj Doganës, e njoftoi atë për planin e punës dhe objektivat e Doganës së Kosovës për vitin 2017, i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri për aprovim.
Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Avdullah Hoti për realizimin e planit për të hyrat doganore për muajin tetor, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për rritjen e efikasitetit në punë të doganierëve dhe stafit të Doganës në përgjithësi.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...