Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës zgjedhjen e presidentit të ri amerikan.
Thaçi ka theksuar se duke qenë i vetëdijshëm në rolin udhëheqës të SHBA-ve në arenën ndërkombëtare, ndjehet i bindur se presidenti Donald Trump, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global.
Po ashtu Thaçi ka përkujtuar që populli shqiptarë i është mirënjohës përgjithmonë Sekretares Clinton për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin e Kosovës.
Ky është postimi i plotë:
Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës i uroj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe mandat të suksesshëm në realizimin e prioriteteve të popullit amerikan.
Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global.
Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...