Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, është ftuar për të marrë pjesë në ngjarjen globale diplomatike, Forumin e 15-të të Dohas, që po mbahet në Shtetin e Katarit.
Forumi nis sot punimet, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jenë kryeministri i Katarit, Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, liderët e Irakut, Tunizisë, Malajzisë si dhe ekspertë dhe analistë nga mbarë bota.
Gjatë ditës së sotme, Selimi zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të vendit nikoqir. Ai u prit edhe nga homologu i tij në ministrinë e Jashtme të Katarit, Mohammed Bin Abdullah Bin Mutib Al Rumaihi, me të cilin pati një bisedë të ngrohtë të përqendruar në marrëdhëniet bilaterale, gjendjen në Kosovë dhe rajon, projektet e përbashkëta si dhe bashkëpunimin në kuadër të lobimit për anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare.
Zëvendësministri Selimi është i shoqëruar nga ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Doha, Rexhep Boja.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022