Kurse rreth orës 13.00 do të mbahet edhe konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel.
Vitin e kaluar, Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, kishte konstatuar si ngecje reformat në ekonomi dhe drejtësi.
Njëherësh, është kërkuar që të ketë më shumë rezultate në luftimin e krimit të organ izuar dhe korrupsionit. Kurse nga partitë politike ishte kërkuar që të heqin dorë nga dhuna dhe bllokimi i punës së Kuvendit.
Tani mbetet të shihet adresimi që do t’i bëhet ngecjes së Kosovës për përfshirje në liberalizimin e vizave për shkak të mos pajtimeve rreth ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Komisioni Evropian, harton raporte të tilla për vendet që aspirojnë integrimet evropiane. Përmbushja e kritereve evropiane është kusht i domosdoshëm në proceset integruese të këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Kosova.
Lajmi.net ka raportuar sot më herët gjatë ditës se komisioneri Hahn do të arrijë në Kosovë të premten.
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...