Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim kongresmenin amerikan, Dana Rohrabacher, takim në të cilin e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Mustafa i njoftoi zyrtarët amerikanë për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e programit qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe agjendën integruese euroatlantike e reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Kosovën në të gjitha fushat.
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme për Kosovën.
Gjatë takimit, kongresmeni amerikan u interesua edhe për progresin në zhvillimin ekonomik, në fushën e energjetikës si dhe në shëndetësi.
Kryeministri dhe kongresmeni biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve