Dionis Avdijaj ka refuzuar Real Madridin, Chelsean dhe Liverpoolin për të luajtur më shumë dhe për këtë ka zgjedhur skuadrën e Sturm Gratzit të Austrisë.
Talenti kosovar i Schalkes, Dionis Avdijaj ka rrëfyer se si ka refuzuar skuadrat e mëdha si Real Madrid, Chelsea dhe Liverpool vetëm e vetëm që të luaj më shumë.
“Kam pasur jashtëzakonisht shumë oferta për të vazhduar karrierën por kam vendosur për Sutrmin, pasi dua të rritem ende si lojtar. Më ka kërkuar edhe Real Madrid, Chelsea e Liverpool por nuk kam dashur të transferohem e vetëm të ushtroj me yje të mëdha dhe të pres gjithmonë një rast të vogël për të luajtur”, ka deklaruar Avdijaj në një intervistë dhënë Telegrafit.
“Unë dua të luaj sa më shumë dhe tani këtë mundësi e kam në Sturm. Jam i ri dhe do të bëjë përvojë para se të rikthehem në Schalke pasi aty është qëllimi im që të ndërtoj karrierë”.
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...