Dogana e Kosovës, nuk ka mundur të furnizohet me municion, për shkak se tenderi i është anuluar. I njëjti është publikuar në faqen e tenderëve në KRRPP.
Ky tender thuhet të jetë anuluar, për shkak se tenderët nuk kanë qenë të përgjegjshëm, si dhe nuk janë dorëzuar brenda afatit të specifikuar kohor, shkruan Indeksonline.
Në garë për të fituar tenderin kanë qenë dy kompani.
Derisa Dogana, thuhet të ketë planifikuar të pajiset me municion, pajisje mbrojtëse, e sprej, të cilat i janë anuluar.
“Lënda e kontratës është furnizimi me municion dhe pajisje tjera vetëmbrojtëse sipas përshkrimit në vijim, nga ana e OE për Doganën e Kosovës: Pjesa 1.Furnizim me municion të kalibrit 9×19 mm për armë të shkurtër pistoletë; Pjesa 3.Furnizimin me pajise mbrojtëse – jelek anti-plumb për sulme taktike; Pjesa 5.Furnizimi me Sprej sertues (Pepper spray- OC Sprej 50ml) dhe këllëfin e tij”, thuhet në arsyetimin e anulimit të tenderit.
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon