Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se drejtoria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha hapat për hapjen e paraleleve parafillore në të gjitha shkollat, edhe nëpër fshatra, në mënyrë që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Ai në facebook ka shkruar se në kuadër të kësaj, këtë vit janë hapur 3 paralele të reja, si në shkollën “Ganimete Tërbeshi”, në “Shkollën e Gjelbër”, si dhe në shkollën “Nënë Tereza” në Vranidoll, shkollë e cila u vizitua dje nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Hapja e kësaj paraleleje në Vranidoll, erdhi si rezultat i kërkesës së banorëve gjatë debatit publik në këtë fshat, si dhe dokumenteve strategjike për përfshirjen e fëmijëve në shkollim dhe edukim të hershëm. Komuna e Prishtinës është duke punuar në vazhdimësi që brenda një kohe të shkurtër të sigurojë ambient të përshtatshëm për përfshirjen e sa më shumë fëmijëve nëpër paralelet parafillore në të gjitha shkollat e kryeqyteti”, ka shkruar Ahmeti.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...