Thirrjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore në Kosovës, partitë opozitare nuk i janë përgjigjur.
Dy nga këto parti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në një konferencë të përbashkët kanë thënë se këtë refuzim e kanë bërë pasi që thirrja e Presidentit nuk është e sinqertë dhe po bëhet vetëm sa për t’i zgjatur jetën qeverisë, që sipas tyre është e dështuar.
Madje, Valdete Bajrami, nga Nisa për Kosovën, e ka quajtur thirrjen e Thaçit për takim, tallje e ti e radhës.
“Marrja pjesë në këtë takim do ta legjitimonim këtë qeveri jo legjitime. Vet Thaçi ka penguar që të mos përfundojë Reforma Zgjedhore, prandaj këtë rifillim e konsiderojmë të kotë dhe tallje të radhës”, ka deklaruar Bajrami në një konferencë të përbashkët me Pal Lekajn e AAK-së.
“Ne nuk bëhemi pjesë e këtyre lojërave. Jemi për Reformë Zgjedhore, por jo me këtë legjislaturë, sepse jemi duke u qeverisur nga një kryeministër që është shkelës i Kushtetutës”.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Lekaj, pohoi se vendi ka nevojë më shumë për zgjedhje, sesa për Reformë Zgjedhore.
“Vendit i duhen zgjedhjet dhe jo reformë zgjedhore sa për të fituar kohë, ne nuk do t’i bashkohemi kësaj reforme, sepse e njëjta iniciativë është nisur para pesë viteve dhe nuk kemi asgjë të kryer”.
“Si përfundim; jemi që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të nënshkruhet një draft me ftesë të Presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje”.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...