Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, qëndroi për një vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nderime ushtarake nga komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në FSK dhe rreth përgatitjes për Forcat e Armatosura të Kosovës(FAK).
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin komandues, ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Amerikane për Evropë dhe SHBA në përgjithësi është duke e dhënë për FSK-në.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast, e njoftoi gjeneralin Ben Hodges, për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe përgatitjes për Forcat e Armatosura të Kosovës(FAK).
Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges shprehi gatishmërinë që të vazhdon me mbështetjen e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen dhe entuziazmin e tij për profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtareve të FSK-së, që ai i ka parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Sipas një komunikate të FSK-së, gjatë dy ditëve të vizitës, gjeneral Rrahman Rama u njoftua me planet dhe angazhimet e Ushtrisë Amerikane për Evropë, si dhe për mundësitë trajnuese dhe pjesëmarrjes në ushtrime të ndryshme bilaterale dhe shumëkombëshe.
Gjatë kësaj vizite të dy komandantet u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdohet me mbështetjen e FSK-së, në mënyrë që të bëhet forcë kontribuuese e sigurisë.

Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...