Vartësi i kryeministrit Isa Mustafa në Qeveri, Branimir Stojanoviq, thotë se do të vazhdojë lobimin kundër Ligjit për “Trepçën”, në kundërshtim me politikat e ekzekutivit të Kosovës. Nuk ka pasur raste të tilla në të kaluarën kur shefi i Qeverisë është sfiduar nga zëvendësi
Zëvendëskryemintri i Kosovës, Branimir Stojanovic, vazhdon ta sfidojë shefin e tij në Qeverinë e Kosovës, Isa Mustafën. Përfaqësuesi i Listës Serbe në Qeveri nuk po zmbrapset së lobuari kundër Ligjit për “Trepçën”, të cilin tashmë e ka firmosur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Për më tepër Stojanoviq nuk po pranon as të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, ndonëse ky i fundit i ka ftuar për takim për të diskutuar pas vendimit për bojkotim të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si kundërshtim për miratimin e Ligjit për “Trepçën”
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...