Kelmendi viziton Podujevën, njoftohet me telashet e qytetarëve

12:45 | 3 Nëntor 2016
M. A.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, vizitoi komunën e Podujevës dhe kryetarin Agim Veliu, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës së tij të re.

Gjatë këtij takimi, Veliu tha se Kelmendin e njoftoi për telashet që kanë bizneset e mëdha e të vogla si dhe me pronat të cilat i menaxhon AKP-ja, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq Kelmendi me këtë rast, tha se Qeveria do mundohet të bëj një zgjidhje bashkë me AKP-në për këto telashe.

Shpërndaje në rrjete sociale