Sonte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e piktorit të njohur të ngjyrës dhe grafikës, mjeshtrit restaurues dhe konservues të veprës së artit mesjetar, Mustafa Arapi.
Kjo ekspozitë me titull “Rrugëtim në imazhin mesdhetar”, është kuruar nga Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj Shala, koordinatore e GMK-së.
Sipas një njoftimi të MKRS-së, kuratorja e kësaj ekspozite vlerëson se nga krijimtaria e Mustafa Arapit, janë përzgjedhur, për publikun vendas dhe të huaj të Kosovës, piktura dhe vizatimi i “vedutave” apo pamjeve urbane dhe rurale. Ato janë dy gjini në dukje fillestare në artet pamore, por në thelb kanë lidhje të pazgjidhshme me çdo artist pamor.
Ekspozita do të jetë e ndërtuar nga 34 piktura në vaj, ku pasqyrohet këndvështrimi i piktorit mbi pamjet e rëndësishme që ai zgjedh, të cilat do të kenë pranë një ndjesi dhe emocion vizatues të bardh e zisë dhe të linjës, gjë të cilën e realizojnë 31 vizatimet me laps.
Ekspozita “Rrugëtim në imazhin mesdhetar” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...