Kandidatë për studentë, por edhe organizata studentore kanë denoncuar shkeljet gjatë pranimit të studentëve nëpër universitete. Një muaj pas fillimit të vitit akademik, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka larguar nga ligjëratat studentin Vedat Veselin nga Reçaku, i cili ishte pranuar si student në këtë Universitet në afatin e korrikut.
Arsyeja është se atij i kanë munguar dy foto.
Ky kandidat ka paraqitur ankesë edhe në Ministrinë e Arsimit, te zyra e Inspektoratit, por që ende nuk ka marrë përgjigje.
Mufail Veseli, babai i tij që ka deponuar ankesën në ministri, thotë se në zyrën e Inspektoratit i kanë thënë se do ta lajmërojnë me telefon.
Por, ai thotë se ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje, pavarësisht se ditët po ecin dhe ligjëratat po i ikin të birit.
“Po presim edhe këtë javë nga ministria sepse djali im është pranuar me meritë dhe e kanë hequr nga lista pasi ka filluar ligjëratat. Përveç kësaj, më herët nuk është lajmëruar fare se i duhen dhe dy foto”, ka thënë ai për gazetën.
Gazeta “Zëri” ka mësuar se Ministria e Arsimit ka dërguar një kërkesë-urdhëresë të gjitha universiteteve publike që të përmbyllin procesin e lëshimeve në këto institucione gjatë pranimit të kandidatëve të rinj.
“Prej datës 02.10.2016 deri më datën 25.10.2016 universitetet kanë qenë të obliguara të mbyllin fazën e ankesave dhe shqyrtimin e lëshimeve”, thotë ky burim brenda MASHT-it për gazetën…
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona