Në Cërmjan të Gjakovës sot do të festohet 100 vjetori i shkollës së parë shqipe në këtë regjion.
Në njoftimin nga komuna e Gjakovës thuhet se pritet të marrin pjesë personalitete të shquara të jetës arsimore, shkencore, të kulturës e të politikës.
Shkolla e Cërmjanit konsiderohet ndër shtatë shkollat e para shqipe në Kosovë, që u hapën në vitet 1915-1916, me angazhimin e atdhetarëve të mëdhenj të kohës dhe me mbështetjen e Qeverisë Habsburge të Austro-Hungarisë.
Shkolla shqipe në Cërmjan të Gjakovës, që nisi punën saktësisht, më 16 tetor të vitit 1915, kishte për mësues të parë pishtarin e arsimit dhe patriotin e shquar gjakovar të kohës, Muharrem Domin, kurse ajo qe hapur me iniciativën e patriotit Bajram Curri dhe mbështetjen e Qeverisë Austro-Hungareze.
Manifestimi i sotëm mbahet në orën 11:00, në Cërmjan.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...