Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi. Memorandumi ka për qëllim, të arrij mirëkuptim të gjerë e të përbashkët për përkrahjen të cilën palët do ta japin për aktivitetet e projektit EU SIMRAES2, në fushën e arsimit në qendrën mësimore në lagjen e romëve dhe në shkollë.
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, Komuna e Rahovecit ka për obligim të siguroj zbatimin e papengueshëm, nga çfarëdo palë tjetër, të aktiviteteve të parapara me projektin EU SIMRAES 2, i cili zbatohet nga partneri SHL “Kosova”, në hapësirat e qendrës mësimore në lagjen e romëve.
Obligimet nga ana e KFOS-it janë zbatimi i të gjitha aktiviteteve e parapara me projektin EU SIMRAES 2, në bashkëpunim të plotë me Komunën e Rahovecit dhe do të sigurojë bashkëpunim të gjerë me donatorët dhe organizatat tjera joqeveritare, të cilat zbatojnë në të njëjtat lokacione, duke krijuar sinergji në mes të projekti EU SIMRAES 2 dhe projekteve tjera që zbatohen në ato lokacione, transparencë të aktiviteteve dhe buxhetit të vet në dispozicion.
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten