Në emisionin “Komiteti” , avokati Tomë Gashi ka folur për aktgjykimin e grupit ‘Drenica’, në të cilin u dënua edhe klienti i tij, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Gashi ka thënë se grupi ‘Drenica’ është dënuar pa pasur ndonjë provë të besueshme, dhe se janë marrë për bazë dëshmitë e një dëshmitari me sëmundje psikike.
Sipas Gashit, të akuzuarit e grupit ‘Drenica’ janë dënuar me prova të pavlefshme, dhe kjo mund të ndodhte vetëm në gjykatat e Kosovës, sepse as Tribunali i Hagës nuk do të hapte aktakuzë pa pasur prova elementare.
“Politika duhet të jetë jashtë çështjeve juridike, dhe ndoshta janë ndikuar nga ndërkombëtarët, por politika vendase nuk ka bërë asgjë për të kërkuar drejtësi, duke parë padrejtësitë që qëllimshëm u janë bërë Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Jahir Demakut dhe të tjerëve”, ka thënë avokati Gashi në “Komiteti”.
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...