Dasma e princit serb Mihajlo Karadjordejeviç të dielën ishte një dasmë e profilit të ulët, shkruan afp-ja.
Në dasëm e gjyshit të tij, mbretit Alenxander I të Jugosllavisë, pothuajse një shekull më parë, më shumë se 100 mijë njerëz shtyheshin nëpër rrugët e Beogradit dhe në shi për të festuar.
Ndërsa dasma e princit Mihajlo ishte mbuluar nga tabloidët por e injoruar në masë të madhe nga mediat e tjera.
Princi 30-vjeçar u martua me Ljubica Ljubisavljeviç, një farmaciste e lindur në Beograd, në Kishën Ortodokse të Shën Gjorgjit në Oplenac në Serbinë qendrore, vend ky në të cilin janë varrosur anëtarët e dinastisë së Karadjordejeviç, transmeton KosovaPress.
Vetëm 150 pjesëtarë nga familjet mbretërore morën pjesë, për të iu bashkuar kështu ceremonisë me 300 të ftuar.
Në mesin e tyre kishte fëmijë me veshje tradicionale serbe, personalitete të huaja dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë princin Aleksandri ll.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...