Nëpërmjet raportit të fundit policor, është bërë e ditur se dje gjatë një kontrolli policia ka gjetur në tri vende sasi të nikotinës.
“Fshati Koretin, Kamenicë 20.10.2016-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë dhe në objektet përcjellëse pronë e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar 968.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Fshati Koretin, Kamenicë 20.10.2016-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.7 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fshati Livoq i Epërm, Gjilan 20.10.2016-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.8 gramë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...