Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me rastin e festës së gruas, 8 marsit, ku sipas kësaj lëvizjeje 55,5% e grave janë të papuna.
Aktivistja Teutë Rrusta tha se papunësia e gruas vjen si rezultat i një modeli neoliberal, i kombinuar me sistemin patriarkal të vlerave që kanë shtypur dhe shpronësuar gruan.
“Vetëm 15% e grave në Kosovë posedojnë pronë, apo prona është e regjistruar në emër të tyre. Ndërsa nga privatizimi i ndërmarrjeve publike, shumë gra kanë mbetur pa punë dhe për pasojë kanë humbur pavarësinë ekonomike. Në anën tjetër, duhet vënë në spikamë llojin e punëve që e kryejnë gratë”, ka deklaruar Rrusta.
Rrusta ka thënë se seksualizimi dhe stereotipizimi i punës është njëra ndër arsyet pse sot gratë e gjejnë rehatinë e tyre në zymtësinë shtëpiake, në varësinë nga burri dhe në punët e rënda fizike në shtëpi.
“Në fakt, punët e shtëpisë dhe kujdesi për fëmijët janë punë të cilat rëndojnë mbi gruan edhe nëse ajo është e punësuar me pagesë. Pra, puna dhe e drejta formale e ligjore, nuk e ka çliruar gruan nga moralizimi mbi të dhe seksualizimi i vendit të punës. Duhet të themelohen vlera të reja, të tjera, si në sferën publike, ashtu edhe në atë private, ku ndarja e punëve është e barabartë mes grave dhe burrave”, ka shtuar aktivistja Teutë Rrusta.
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se angazhimi për barazi shoqërore në përgjithësi është projekt politik që nuk kuptohet dot pa angazhim të njëkohshëm të gruas.
Sipas VV-ës gratë punëtore dhe të papuna duhet të angazhohen konkretisht. Angazhimi politik shfaqet para së gjithash si pjesëmarrje dhe jo vetëm si përfaqësim.

Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...