Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së bursave për 40 studentë të programit “English Access Micro Scholarship”, në kuadër të projektit “Access Program”, që u mbajt të enjten në Mitrovicë.
Ambasadori Delawie i dëshiroi mirëseardhje klasës së të diplomuarve të vitit 2016, dhe i uroi ata për vullnetin dhe vendossh-mërinë për të mësuar gjuhën angleze.
“Jam i mahnitur me vendosshmërinë tuaj, por mbi të gjitha e vullnetin tuaj për të mësuar anglisht dhe për kulturën amerikane në kohën tuaj të lirë. E di se sa sfiduese është të mësosh gjuhë të reja. Përgjatë jetës sime kam mësuar shumë gjuhë dhe për shumë kultura, përfshirë edhe gjuhën shqipe para mbërritjes sime në këtu në Kosovë vitin e kaluar, gjithashtu edhe kroatisht gjatë kohës që kam kaluar në Kroaci 10 apo 12 vite më parë. Dhe e di se gjuhët janë të vështira, veçanërisht anglishtja jonë. E di se nuk është gjuha më e lehtë në botë dhe jam shumë i lumtur që kam lindur në një shtet ku flitet anglisht”, tha Delawie.
Drejtoresha e këtij programi Natasha Saveliq, duke falënderuar ambasadën amerikane për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën uroi bursistëve një të ardhme më të ndritshme në ecjen e tyre.
Agon Gashi, njëri nga përfituesit e këtyre bursave foli rreth eksperiencës së tij në “English Access Micro Scholarship” duke thënë se zor se do ia kishte marrë mendja dikujt se një grup njerëzish të panjohur do bashkoheshin nga ky program dhe do mësonin së bashku. Ai rrëfeu një fragment nga dita kur ishte intervistuar për t’u pranuar në “Access…”.
Ky projekt që u financua nga ambasada amerikane në Kosovë, u realizua në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM) në Mitrovicë.
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci