Me datë 17 tetor, policia në Prizren ka kuptuar përmes portalit Balkanplus.net në gjuhën boshnjake e që ishte shpërndarë edhe në mjete tjera të informimit se zyrtari i arsimit A. S. në gjuhen boshnjake në Drejtorinë e Arsimit në Prizren, kishte informuar se me datën 13 tetor, rreth orës 19:10 minuta në oborrin e shkollës persona të panjohur të armatosur dhe të maskuar kanë hipur në autobusin e “Zhupa Trans” dhe kanë tentuar ta rrëmbejnë një nxënëse të komunitetit boshnjak me mësim në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, transmeton Indeksonline.
Hetues policorë, pas pranimit të informatës dhe në konsultim me prokurorin e shtetit kanë nisur me hetimin e rastit. Gjatë intervistave me të përfshirët në rast nuk janë konfirmuar pretendimet e zyrtarit të arsimit për tentim të rrëmbimit të nxënëses. Dyshohet se informacioni i dhënë mund të jetë lansuar për qëllime politike. Lidhur me këtë rast, policia e Prizrenit ka deponuar kallëzim penal në prokurori për deklarim të rrejshëm, thuhet në njoftimin e policisë.
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...