Kosova ka mirëpritur Shqipërinë në Mynih, në Konsullatën e Përbashkët që është hapur nga të dyja shtetet, ku kanë marrë pjesë ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushati.
Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, nga sot do të fillojë së funksionuari edhe ajo e Shqipërisë, në një objekt të përbashkët, ndërsa prerjen e shiritit pos Hoxhajt dhe Bushatit, e ka bërë edhe Ministrja për Çështje Evropiane e Bavarisë, Beate Merk.Në përurimin e konsullatës Kosovë-Shqipëri në Mynih, ka marrë pjesë edhe Rifat Jashari.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, në fjalën e tij, Hoxhaj e ka falënderuar Bacën Rifat për praninë duke thënë se pa sakrificën e familjes Jashari, asgjë nuk do të ishte e mundur, as shteti i Kosovës e as Konsullata e Përbashkët.
“As unë si ministër i Jashtëm i Kosovës, as ministri i Jashtëm i Shqipërisë, por askush tjetër nuk do të ishte këtu në këtë konsullatë pa rolin dhe kontributin e Bacës Rifat dhe familjes Jashari. Këto janë dëshmia më e mirë se sa rrugë të gjatë kanë bërë shqiptarët, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri për ta bërë një shtet të pavarur të Kosovës, që ka qenë projekt i krejt shqiptarëve, edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë.
Ne do të hapim edhe ambasada e konsullata të përbashkëta, por prania e Bacës Rifat i jep një kuptim tjetër kësaj konsullate”, ka thënë Hoxhaj. Ministri Bushati ka falënderuar ministrin Hoxhaj për mundësinë që edhe Shqipëria të përfaqësohet nga sot me shërbime konsullore në Konsullatën e Përbashkët, duke paralajmëruar edhe aktivitete tjera të këtij karakteri.
Nga ana e saj, ministrja e Bavarisë për Çështje Evropiane, Merk ka falënderuar të pranishmit dhe është shprehur e lumtur që në Bavari po hapet një konsullatë e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila do të jetë promotor edhe i bashkëpunimit në shumë fusha të tjera ndërmjet këtyre dy vendeve dhe Bavarisë.
Në përurimin e konsullatës kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Bavari dhe personalitete të rëndësishme gjermane të jetës publike.Janë paralajmëruar edhe hapja e konsullatave të përbashkëta në Danimarkë dhe Turqi, ndërsa më herët janë hapur në Milano dhe Bari.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë