Shoqata e ndërmarrjeve që merret me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, përmes rrugëve jozyrtare është njoftuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka draftuar Udhëzimin e ri administrativ për cilësinë e karburanteve.
Për këtë ka reaguar Shoqata e Naftëtarëve, ku thekson se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka kontrabanduar Udhëzimin administrativ për cilësinë e derivateve.
“Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës si palë e interesit pa asnjë shpjegim dhe arsye është anashkaluar nga Grupi punues për draftimin e udhëzimin e ri administrativ për cilësinë e karburanteve që ka qenë praktikë e mëhershme në MTI. Kjo qasje e MTI-së duke anashkaluar përfaqësuesit e biznesit të kësaj industrie të cilët efektohen në mënyrë të drejtpërdrejt nga dispozitat e këtij UA , është një qasje totalisht e papranueshme dhe jo ligjore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Bizneset që operojnë në tregun e karburanteve janë tatimpaguesit në buxhetin e Kosovës, prandaj edhe në ndryshimet e dispozitave ligjore duhet të ketë transparencë më të madhe nga ana e MTI-së dhe të merr parasysh edhe komentet eventuale të Shoqatës së Naftëtarëve, thuhet në komunikatë.
Në bazë të kësaj shkrese, sipas draftit të Udhëzimit të ri administrativ për cilësinë e karburanteve vërehet qartë tendenca e krijimit te monopoleve në importet e karburanteve përmes kërkesave absurde siç kërkohet në nenin 17 që rafineritë të kenë përfaqësuesin e tyre në Kosovë që është e pamundshme meqenëse importuesit kosovar nuk e blejnë mallin direkt nga rafineritë e rajonit, por mallin e blejnë nga tregtarët me shumicë që i kanë depozitat në portet rajonale.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...