Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në hapjen e Kongresit Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore – KISCOMS 5, i cili ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.
Me këtë rast, Bajrami theksoi se kjo është një ngjarje që duhet ta shohim më shpesh në Republikën e Kosovës, për shkak se kemi një rini të shkëlqyeshme, një gjeneratë inteligjente dhe duhet të besojmë në ta.
“Misioni i krijimit të një arsimi të lartë cilësor nuk është mision i pamundur. Është mision i mundur, sepse janë këta hulumtues të rinj që tregojnë se ne kemi kapacitete, kemi të rinj inovativ dhe kreativ që dinë ta stimulojnë hulumtimin shkencor”, ka thënë Bajrami.
Duke folur për hapjen e debatit për reformën e arsimit të lartë, Bajrami ka theksuar rëndësinë e hulumtimit shkencor në reformimin e përgjithshëm të universiteteve.
“Sidomos për fillimin e kërkimeve shkencore në një vend të ri siç është Republika e Kosovës, e cila nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe teknologjik, nuk mund të ketë praktikim të teknologjive të reja, pa një gjeneratë të hulumtuesve dhe shkencëtarëve të rinj”, ka shtuar ministri Bajrami.
Më tej, Bajrami premtoi mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen Kongresit KISCOMS, si dhe rritje të fondeve për hulumtuesit e rinj.
Në Kongresin e 5-të do të prezantohen mbi 45 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës janë rreth 600 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore./arbesh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...