HEJ është përkujdesur që as këtë herë të mos i lë pa festuar përdoruesit e saj për të ashtuquajturën “Nata e shtrigave”. Përveç veshjes së kostumeve, maskimeve dhe kreativitetit, të rinjtë që janë pjesë e HEJ kanë mundësinë të bëhen pjesë e një feste më të madhe në Prishtinë.
Platforma më e madhe e komunikimit për të rinj në vend “Hej! Pse po pret?” ka ftuar të gjithë përdoruesit e saj që datën 31 tetor ta ruajnë për Halloween Party’n e organizuar me rastin e kësaj feste “të frikshme”.
Ndeja e organizuar nga platforma HEJ në bashkëpunim me SP events do të mbahet në Teatrin ODA, nga ora 21:00, ndërsa hyrja për përdoruesit e platformës HEJ do të jetë falas. Krejt cka duhet të bëjnë përdoruesit e kësaj platforme është që tek hyrja e teatrit ta bëjnë verifikimin që janë përdorues të Hej, duke thirrur kodet *888# apo *888*1#.
Gjatë kësaj ndeje do të performojnë emrat e njohur të estradës shqiptare si Samanta Karavello, Gent Fatali, Blasta, Eri Dee, ndërsa do të shoqërohen nga muzika e DJ Deezy dhe DJ Crack.
Ndeja nën slloganin “Hej, a po tutesh?” organizohet në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera për të rinjtë që janë organizuar prej se ekziston platforma Hej dhe ka për qëllim përmbushjen e misionit të Hej – argëtimin, edukimin dhe komunikimi e plotë të të rinjëve. Platforma Hej, e mundësuar nga IPKO, është e para dhe më e madhja në vend e llojit të saj me mbi 150 mijë anëtarë aktivë.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë