A keni menduar ndonjëherë sesi mund të zhdukni rrudhat për shkak të moshës me një krem “magjik”?!
Një krem natyral tashmë i përgatitur në kushte shtëpie u vjen në ndihmë të gjithëve.
Përveç moshës ekzistojnë edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e rrudhave të parakohshme si ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit, pirja e duhanit, përdorimi i barnave të caktuara, stresi, rënia në peshë, mungesa e vitaminës E dhe predispozicioni gjenetik.
Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë në minimizimin e rrudhave të shfaqura dhe në parandalimin e shfaqjes së rrudhave të tjera.
Për të përgatitur përzierjen nevojitet 1 filxhan xhel Aloe Vera i freskët, 1 lugë çaji acid L-Askorbik pluhur (vitaminë C), 2 lugë çaji vitaminë E në formë vaji dhe 2 lugë çaji vaj kokosi.
Përzieni së bashku të gjithë përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi të errët. Aplikojeni kremin 2 herë në javë gjatë natës. Kremin e krijuar mund ta ruani në frigorifer.
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat