Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me artisten Alketa Xhafa-Mripa dhe producenten Anna Di Lellio, për të lansuar instalacionin artistik “Mendoj për ty” i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Jahjaga përgëzoi artisten Xhafa-Mripa për këtë iniciativë që synon të ngrejë vetëdijen shoqërore për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Jahjaga dhuroi fustanin e parë që do të filloj fushatën mbarë kombëtare, duke theksuar se me këtë vepër artistike shprehim solidaritetin tonë si shoqëri dhe mbështetjen e pakursyer ndaj heroinave tona, grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Kjo vepër është edhe një mesazh për të gjithë botën për pafajësinë e këtyre viktimave, që turpi nuk është mbi to por mbi kriminelët që kryen këto vepra mizore. Iniciativa të tilla të cilat kanë për qëllim të njohin dhe nderojnë sakrificën e secilit qytetar të Kosovës, kontribuojnë në ndërtimin e historisë sonë të re si shtet” deklaroi Jahjaga.
Presidentja Jahjaga shprehu bindjen se e gjithë shoqëria do të mbështet realizimin e kësaj vepre artistike duke u solidarizuar me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Artistja Alketa Xhafa-Mripa falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e pakursyer duke theksuar se me këtë instalacioni ka për qëllim të portretizoj pafajësinë e grave të cilat kanë qenë viktima dhe tani kanë nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë.
Instalacioni do të realizohet duke vendosur mijëra fustane dhe funde të grave në varëse të rrobave në fushën e stadiumit të Prishtinës. Fundet dhe fustanet do të mblidhen në të gjithë vendin në evente të organizuara me mbështetjen e organizatave jo qeveritare. Secili fund dhe fustan i dhuruar do bëhet pjesë e instalacionit.
Ky instalacion është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës./Arbresh.info/
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...