Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, sot ka vizituar dy shkolla në Prishtinë, shkollën “Xhemajl Mustafa” dhe atë “Model”, e cila sot ka shënuar edhe një vjetorin e themelimit të saj.
Në komunikim me nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” ministri Bajrami, theksoi rolin e ngritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe modernizimit të shkollave në Kosovë.
“Ka ardhur koha që së bashku të punojmë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies kudo dhe kjo shkollë tregon se reformimi i shkollave tona nuk është një mision i pamundur “, ka thënë Bajrami.
Më pas, ministri Bajrami mori pjesë edhe në ceremoninë e një vjetorit të shkollës “Model” dhe më këtë rast, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për festën e tyre.
Më pas, ai vizitoi kabinetet dhe gjithë hapësirën shkollore dhe tha se kjo shkollë i ngjanë një shkolle evropiane.
“Ky objekt i bukur shkollor, cilësia e punës së mësimdhënësve, metoda se si zhvillohet mësimi, puna praktike, tregon se ne mundemi të krijojmë një sistem arsimor evropian, i cili do të mundëson që vërtetë Kosova të zgjedhë rrugën e integrimit Evropian”, shtoi Bajrami.
Ministri Bajrami tha se ky objekt shkollor i ndërtuar në partneritet mes Bankës Botërore, MASHT dhe Komunës së Prishtinës, le të shërbejë si shembull i një shkolle elitare./Arbresh.info/
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...