Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve e ka quajtur tendencë për ndërhyrje në proces të drejtësisë reagimin e Odës vetëm pak ditë para se ortopedit Visar Nushi t’i ngrihet aktakuzë. “Konsiderojmë se asnjë individ apo institucion nuk ka të drejtë ligjore dhe morale të ndërhyjë në punët e drejtësisë, duke mos përjashtuar as shoqatat apo odat”, ka thënë Besim Kodra, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve.
Ndërhyrje në proces hetimor e ka vlerësuar Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve reagimin e Odës së Mjekëve të Kosovës në lidhje me publikimin e artikullit, me titull “Konstatohet skandali i ortopedit kosovar”. Artikulli i botuar në “Zëri” për ekspertizën e kryer në Gjermani për vogëlushen N. Berisha e për rastin e së cilës tashmë Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj ortopedit Visar Nushi ka ngjallur reagimin e Odës së Mjekëve.
Ndonëse në Kosovë është hezituar të kryhet një ekspertizë e mirëfilltë nga institucionet kompetente, duke u arsyetuar me mungesën e ekspertizës për fushën e ngushtë – trajtimin e skoliozës, reagimet e bëra nga Oda e Mjekëve kanë vënë në mbrojtje doktor Nushin.
Reagimi i Odës së Mjekëve, ndërhyrje në drejtësi
Reagimi i Odës së Profesionistëve Shëndetësorë në anën tjetër është quajtur ndërhyrje në drejtësi nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve….(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër