Familjes së Sebahate Kryeziut, 34 vjeçe, nga Mleqani i Malishevës, mjekët i kanë thënë se e bija e tyre ka shërim jashtë vendit.
Familjen Kryeziu nga Mleqani i Malishevës nuk e rëndon jeta e vështirë dhe as varfëria, sa e ka lodhur gjendja e vajzës së saj 34 vjeçe. Mjekët i kanë thënë se rasti i Sebahates ka shërim, por ai mund të bëhet vetëm jashtë vendit, transmeton televizoni publik
Meqë mundësitë për këtë kjo familje nuk i ka, atëherë krejt çfarë bëjnë është që ta shohin vajzën e tyre teksa përpëlitet brenda dhomës ku mbahet e mbyllur dhe me mundimin që të kujdesen për të.
Nga sëmundja e saj mendore, prindërit është dashur ta izolojnë atë nga të gjithë.
Ata vuajnë kur e shohin të bijën 34 vjeçe në këtë gjendje, por edhe shpirti u dhemb që duhet ta mbyllin në dhomë që ajo të mos i shqetësojë familjarët dhe fqinjët.
Prindërve nuk u ndihmojnë as lotët që derdhin për vajzën e re, por luten dhe besojnë se dikush do t’u ndihmojë, që ta dërgojnë për shërim jashtë vendit. Mjekët u kanë thënë se atje mund të gjejë shërim.
E nëna, Zarifete Kryeziu, e cila gati jeton si e burgosur duke mos e lënë asnjëherë të bijën vetëm për këto 34 vjet, ka harruar dhimbjet e veta.
Familja Kryeziu deklaron se ka marrë premtime të ndryshme nga institucionet komunale se do t’i ndihmojnë për shërimin e vajzës, por deri më tash askush nuk ka bërë gjë.
Megjithatë, është shpresa ajo që i mban në këmbë se dikush do t’u japë pak krah që Sebahatja të gjejë shërim.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër