Bojkotimi i Listës Serbe dhe mos arritja e një konsensusi me opozitën për çështjen e demarkacionit ia ka zbehur në masë të madhe gjasat qeverisë Mustafa për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.
Pikërisht, ratifikimi i demarkacionit është kriter i vendosur nga Brukseli për liberalizimin e vizave.
Në qeverinë e Kosovës, nuk kanë qenë të gatshëm të tregojnë se deri kur Kuvendi ka afat për të miratuar këtë ligj në mënyrë qe të mos rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë për ‘Indeksonline’ se si qeveri janë të interesuar që t’i respektojnë afatet kohore që ndërlidhen më punën e subjekteve përkatëse në Bruksel rreth kësaj çështje me qëllimin që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet sivjet.
“Ne shumë të interesuar që t’i respektojmë afatet kohore që ndërlidhen me punën e subjektet përkatëse në Bruksel rreth kësaj çështje me qëllimin që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet sivjet”, ka thënë Abdullahu.
Qeveria, sipas tij, është e interesuar që çështjen e demarkacionit të mos e prolongojë, por ta riprocedojë sa më shpejtë që kjo është e mundshme.
“Ky interesim yni kthehet deri në përpjekje serioze dhe të pandalshme sidomos kur të kemi parasysh se kjo çështje ka të bëjë thjeshtë me kualitetin e jetës së qytetarit të Kosovës dhe me shumë procese të tjera vitale për vendin tonë”, ka theksuar Abdullahu.
Ai ka nënvizuar se ftesa zyrtare e Kryeministrit Mustafa vazhdon të jetë publike dhe aktive, për të biseduar me opozitën, në mënyre qe siç thotë ai të mënjanohen barrierat për vjeljen e të mirave që determinohen nga votimi për demarkacionin.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...