Komisari i Bashkimit Evropian për negociata për zgjerim, Johanes Han, i cili sot po qëndron në Shkup, paradite u takua me kryeministrin Emill Dimitriev, me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ndërsa pasdite do të takojë liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.
Han pati takim edhe me prokuroren speciale publike, Katica Janeva. Ajo pas takimit, shkurtë tha se kanë biseduar për punën e PSP-së, pa dhënë më shumë hollësi. Mohoi se në takim është bërë fjalë edhe për formimin e mundshëm të repartit të posaçëm gjyqësor.
Komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, paraprakisht u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
“Hollësi për vizitën, siç kumtuan nga Komisioni Evropian, është “t’u bëhet kontroll ngjarjeve politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, posaçërisht lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese”.
Dje, eurokomisari Han dërgoi porosi se është “me rëndësi që kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme duhet të përmbushen”.
“Marrëveshja e arritur verën e kaluar nga ana e të gjitha partive politike dhe arritja e datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është hap i mirë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi: me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të përmbushen tërësisht dhe qytetarët të mund të marrin pjesë lirshëm në to”, tha komisari Han.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...