Gjykata Speciale në Beograd ka hedhur poshtë propozimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi për anulimin e arrestimit të tij.
“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake me 13 tetor është refuzuar propozimi i palës mbrojtëse të të pandehurit për përfundimin e arrestimit”, ka thënë zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tanja Koljensic, për Tanjug, transmeton Indeksonline.
Sipas këtij vendimi, Thaçi aktualisht vazhdon të mbetet në paraburgim.
Thaçi është arrestuar me datën 28 shtator me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish që sipas tyre kishte një fletë arrest të lëshuar në vitin 2010.
Kurse Thaçi më pas u transferua në Beograd me datën 10 tetor, ku u theksua se ndaj tij po bëhet një hetim për si i dyshuar për vepër penale, terrorizëm.
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së