A jeni mendërisht të fortë?

14:37 | 13 Tetor 2016
Arbresh.info

Si ti menaxhoni mendimet, emocionet dhe sjelljen.

Ka shumë keqkuptime ne lidhje me atë se çfarë do të thotë të jesh i fortë mendërisht. Në thelbin e saj, forca mendore ka të bëjë me rregullimin e mendimeve, menaxhimin e emocioneve dhe të sjellurit produktiv, pavarësisht nga rrethanat që gjejmë në vetvete. Ndërtimi i forcës mendore është i ngjashëm me ndërtimin e forcës fizike. Duhet të zhvillojmë zakone të shëndetshme dhe të heqim dorë nga gjërat që na grabisin forcën medore.

Vlerësimi i forcës mendore megjithatë nuk bëhet aq thjeshtë si ai i forcës fizike. Mund ta vlerësosh lehtë se sa i fortë fizikisht është dikush thjesht duke e parë atë. Një bicep i madh sigurisht nënkupton se personi mund të ngrehë pesha. Por nuk mund ta zbulosh nëse një person është i fortë mendërisht thjesht duke ia hedhur një sy. Pjesa më e madhe e asaj që e përcakton forcën mendore ndodh në brendësi.

Vetë-reflektimi i ndershëm është çelësi i ndërtimit të fuqisë mendore. Duke i ditur pikat e forta të vetes dhe duke qenë të gatshëm të punoni në fushat që kanë nevojë për përmirësim ju bëheni mentalisht të fortë.

Sa mirë i rregulloni mendimet?

Bisedat që zhvilloni me veten tuaj luajnë një rol të madh në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Derisa të gjithë kohë pas kohe përdorin kritika të ashpra për veten, të folurit me veten është çelësi i ndërtimit të forcës mendore.

Është e rëndësishme t’i mendojmë gjërat siç janë realisht. Mendimet e tepruara negative mund të ju ndalojnë nga marrja e vedimeve produktive. Por edhe mendimet e tepërta pozitive mund të jenë të dëmshme, sepse mund të ju lënë të papërgatitur për realitetin që do përballeni.

Bëjani vetes këto pyetje për ta vlerësuar mendjen tuaj:

1.Çfarë konkludime të pasakta i bëj për veten time?

2.Çfarë justifikime ja lejoj vetes të bëjë?

3.Cili është definicioni im i suksesit?

4.Çfarë i them vetes kur dështoj?

5.Ku bazohet vetë-vlerësimi im?

6.Çfarë mendoj kur refuzohem?

7.Çfarë lloji të vetë-dyshimit e përjetoj?

8.Kur më krijohet vetëbesimi i tepruar?

Sa mirë i menaxhoni emocionet?

Në kundërshtim me atë se çfarë mendojnë disa njerëz, personat e fortë mendërisht nuk i shtypin emocionet e tyre e as nuk e injorojnë dhimbjen e tyre. Në fakt, ata janë mëse në dijeni për emocionet e tyre dhe e dijnë se si këto emocione e ndikojnë mënyren e tyre të të menduarit dhe sjelljes.

Njerëzit e fortë mendërisht përballen me emocione të pakëndshme si frika apo ankthi, dhe kjo i ndihmon ata t’i arrijnë qëllimet e tyre të mëdha. Në vend të arratisjes apo shmangies nga parehatia ata përdorin aftësi të shëndetshme të përballjes për tu marrë me ankthin.

Bëjani vetes këto pyetje për t’i vlerësuar aftësitë tuaja në menaxhimin e emocioneve:

1.Si i përgjigjem dhimbjes emocionale?

2.Cilat frikëra më parandalojnë ta arrij potencialin tim më të madh?

3.Cilat emocione i shmang më së shumti?

4.Kur ndjej më shumë lumturi?

5.Cilat emocione më nxjerrin mua jashtë karakterit?

6.Cilat strategji i përdori për ta rregulluar disponimin?

7.A mund ta vërej kur emocionet fillojnë të më dalin jashtë kontrollit?

8.Çfarë bëj kur e vë re se kam filluar të më vie keq për veten time?

A e mbani sjelljen tuaj produktive?

Ndërtimi i muskujve mendorë nënkupton: të diturit kur “ta ndyshoni sjelljen tuaj” kundër “kur ta ndyshoni mjedisin”. Edhe pse mund të ketë raste kur mund të punoni në vetë-disiplinë për t’u ndihmuar rreth rezisimit të tundimit, mund të ketë raste kur duhet ta ndryshoni mjedisin në mënyrë që t’ju nxjerrë veten tuaj më të mirë.

Ndonjëherë, sjellja produktive përfshin bërjen e gjërave që nuk dëshironi t’i bëni. Herë të tjera, ka ta të bëjë me kryerjen e sjelljeve eksperimentale që vërtetojnë se parashikimet tuaja negative nuk qëndrojnë.

Zhvillimi i forcës mendore do ju ndihmojë t’i kapërceni pengesat dhe t’u pergjigjeni vështirësive në mënyrë më të efektshme. Gjithashtu mund të ju ndihmojë të bë zgjedhje të mira pë veten, madje edhe kur këto vendime nuk janë të njohura.

Bëjani vetes këto pyetje për ta vlerësuar sjelljen tuaj:

1.Në cilat raste unë heq dorë shumë shpejt?

2.A e dalloj kur sjellja ime nuk është në përputhje me vlerat e mija?

3.A kujdesem mirë për trupin në mënyrë që mendja ime të jetë mjaft e fortë?

4.Cilat gabime i bëj pa pushim?

5.Kur kërkoj zgjidhje afat-shkurtëra që çojnë në probleme afatgjata?

6.Çfarë më ndalon në marrjen e veprimeve drejt qëllimeve që dua t’i arrij?

7.A i kushtoj kohë dhe energji gjërave që besoj se janë më të rëndësishmet?

8.Si e sabotoj veten time?

Ndërtoni muskuj mendorë

Gjithkush ka fuqi për të ndërtuar forcë mendore. Dhe pa marrë parasysh sa të fortë mendërisht mund të jeni, gjithmonë ka vend për përmirësim. Zhvilloni zakone të përditshme që ju bëjnë mendërisht të fortë dhe përpiquni të bëheni më të mirë se dje.

Amy Morin, LCSW, punëtore klinike sociale dhe psikoterapiste. AmyMorinLCSW.com

Shpërndaje në rrjete sociale