Një kombi transportues i ngarkuar me derivate kontrabandë është djegur tërësisht, ndërsa magjistralja Leshak-Leposaviq është bllokuar për qarkullim nga Policia.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 tek vendi i quajtur ‘Kamen’ afër Leshakut.
Sipas këtyre burimeve, pronar i kombit të djegur është Sërxhan Vulloviq, i njohur me nofkën ‘Gene’, që njihet për kontrabandë në veri.
“’Gene’ është i njohur për Policinë dhe ka dy pompa të benzinës në magjistralen e Leshakut. Automjeti i tij ka hyrë sonte ilegalisht nga Serbia përmes rrugës alternative tek vendi i ‘tresave’, ndërsa afër Leshakut dyshohet se dikush ka gjuajtur koktej molotovi në drejtim të kombit duke e djegur atë tërësisht”, kanë thënë burimet.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa motivi dhe autorët e këtij incidenti mbeten të panjohur.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...