Dy ushtarë ukrainas dhe një grua civile, janë vrarë në 24 orët e fundit në Ukrainën Lindore, kumtuan sot palët e konfliktuara, transmeton BTA.
“Dy ushtarë ukrainas janë vrarë dhe tetë të tjerë janë lënduar”, kumtoi në konferencë për shtyp zëdhënësi i armatës ukrainase, Andrij Lisenko.
Ai shtoi se më e rëndë është gjendja në Shirokino, lagje rreth 20 kilometra në lindje të portit strategjik, Mariopol. Atje, jetën e ka humbur njëri nga ushtarët, ndërsa tjetri është vrarë në fshatin fqinj talakivka.
Një përfaqësues i lartë i separatistëve, Eduard Basurin deklaroi se afër vendit Novoazovsk, në pjesën jugore të Republikës së vetëshpallur popullore të Donjeckut, është vrarë një grua, ndërsa një tjetër është plagosur.
Konflikti ndërmjet separatistëve prorusë dhe pushtetit qendror në Ukrainë zgjatë më shumë se dy vite.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...