Policia spanjolle arreston tre të dyshuar për lidhjet e tyre me Shtetin Islamik

16:57 | 11 Tetor 2016
M. A.

Policia spanjolle ka arrestuar dy persona të akuzuar për lidhjet e tyre me Shtetin Islamik, ndërsa personi i tretë është akuzuar për përhapjen e mesazheve militante islamike në mediat sociale.

Dy të arrestuarit janë me origjinë marokene dhe besohet se kanë komunikuar me drejtuesit e grupit xhihadist dhe se kanë shpërndarë materialet e rekrutimit në rrjetet  sociale nga shtëpitë e tyre në Gijon dhe San Sebastian, transmeton koalb.com.

Përsoni i tretë është një spanjoll 38-vjeçar, i cili në rrjetet sociale ka lavdëruar punën e militantëve të Shtetit Islamik. Ai u arrestua në qytetin verior të Manresa.

Spanja ka rritur masat e sigurisë mënjeherë pas sulmeve të Parisit në vitin e kaluar. Policia spanjolle ka arrestuar gjithsej 37 personave këtë vit të dyshuar për lidhjet e tyre me militantët islamikë.

Shpërndaje në rrjete sociale