Limoni ka benefite të panumërta shëndetësore dhe po aq benefite të tjera. Shija dhe aroma specifike i japin një shije ushqimit dhe pijeve.
Poashtu, limoni përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon përmirësimin e lëkurës ashtu si edhe eliminon bakteriet dhe infeksionit.
Megjithatë, limoni ka edhe një aftësi dhe një trik që jo të gjithë e dijnë…limoni mund të eliminojë aromën e keqe në kuzhinën tuaj, transmeton Klan Kosova.
Instruksione si të realizoni këtë “trik”:
Ndajeni limonin në katër pjesë, por mos e ndani atë krejtësisht. Vendosni pak kripë në pjesët e ndara dhe vendoseni limonin në kuzhinë. Limoni i vendosur kështu eliminon aromën e keqe dhe sjell aromë të mirë në kuzhinën tuaj. Gjithashtu eliminon bakteriet që mund të jenë prezente.
Ju poashtu mund të krijoni një dezinfektues të fortë duke kombinuar lëngun e tre limonëve, sapunin e lëngshëm dhe pak kripë në një shishe me ujë. Kjo do të dezinfektojë krejt hapësirën që ju e vendosni atë.
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë