Peja po përballet me mot me shi dhe rrebesh që i’u ka shkaktuar probleme banorëve të këtij qyteti.
Shi i rrëmbyeshëm raportohet se është duke rënë edhe në qytetin e Gjakovës.
Meteorologët kanë paralajmëruar se nga sot do të ketë ulje të temperaturave për 5C deri 7C celsius, për shkak të rrymave të freskëta të ajrit të cilat vinë nga ana veriore dhe veriperëndimore e Kontinentit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje njoftoi se këto masa të ajrit gjatë rrugëtimit do të bartin me vete edhe një sasi të konsiderueshme të lagështisë, për të krijuar kushte të favorshme për reshje të shiut.
Reshjet fillimisht do ta përfshijnë pjesën veriore dhe veriperindimore të vendit për t’u shtrirë më tej edhe në pjesët tjera të vendit.
Reshjet e shiut nëpër disa vende do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9C deri 12C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 23C deri 25C celsius.
Presidenti sllovak vjen në Kosovë për të vizituar ushtarët n...
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, z...
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për persona të ...
Barça synon Julian Alvarez pasardhës të Lewandowskit
Kosova përfshihet në listën e BE-së të vendeve të sigurta të...
KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor